Çaste poetike me vargjet brilante të poetes :Nexha Reçica
DETI NË QERSHOR
————————–
Zbret madhërishëm
bashkë me shkumë të bardhë
flluskat e tij më lagin
kur unë i rri pranë.
E dua detin në çdo stinë
asnjëherë si në qershor
jo vetëm se më përqafon
por më shuan dhe mall.
Pranë tij prehem
heshtja më bëhet fjalë u zhvesha
prej hirit të tij duke
dashuruar pa pra.
N.Reçica 28 qershor 2022