Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI
Kur shtegballit tim vigjëlon si puhizë xixëllonje
————————————————————————–
Kur vera përcëllon gjithçka të gjelbër.
Sytë e tu vigjëlojnë si puhizë xixëllonje.
Këngën e Nanës si kujtim e bartë joharresa.
Në ëndrrat plotë iluzion për bardhësit.
E si ta dua ndryshe pos lajthizave hije dendur.
Këngën si kujtim të ia varë gjerdan kohe.
E prapë zërin e ëmbël ta codojë si dashuri.
Për fjalën e për besën si rrjedhën e lumit.
Hec mes shtegballit tim më krenari zane.
Për të vrarë shtojzavallet e mjera lakmiqare.
Prapë kujtimin e Doruntinës ndër shtëpi vrastare.
E vret si dëshmi kohe , për dashurinë prizrenase.
Sall kënga e Nanës mbetet kujtim i jo harresës
E shtegballit tim përcëllon dielli me dashuri për TY.