Abazoviç: Duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave
Në një tavolinë të përbashkët që po mbahet në Greqi, kryemistri i Malit të zi Driton Abazoviç, ka thënë që ata e kanë përfunduar punën për integrim në instanca të BE-së, dhe se dikush duhet ta vlerësoj këtë.Ai ka theksuar që shteti i tij dëshiron që të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimorë të ecin përpara.“Por ne nuk jemi egoistë dhe ne gjithashtu duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave”, tha Abazoviç duke përmendur edhe shtete tjera të këtij rajoni. Ndryshe në këtë tryezë po merr pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, dhe kjo është, e 26-ta me radhë, që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.