Çaste poetike me poeten:Albina Trebicka
SHPIRTI S’QENKA THINJUR…
——————————————
M’u ngaterruan hapat ne rrugen e jetes
Ne udhekryqe mendimi i turbullt vraponte
Shpesh here FATI me zgjaste doren e tij…
Shpesh here “dreqi” hapin ma pengonte…
Ne fundcastin e diteve te mia…
Kur gjumi nga lodhja syte m’i kaplonte
Kur nata me sillte endrra dhe frike
Diku…nje mik psheretimat “pergjonte
” Nje puthje kish mbetur pezull neper vite
Nje enderr e fshehur ,”thinjur” nder kujtime
Nje takim malli “mbeshtillet” nga perqafimi
Rrjedh bisede e gjate hutimi dhe rrefimi …shpirti s’qenka thinjur!
Shpirti s’ka te nginjur…
A.TREBICKA 06.O7.2019