E diela poetike me shtatë poet e shtatë poezi;Faruk Tasholli
KUSH MA BAN BRE KUNDËR ZOTIT
ATË SHQIPNI O KURVË TË MOTIT
————————————————————
(Bisedë satirike me At Gjergj Fishtën)
At Gjergj Fishtë o çka po thue
Keq do cuba m’kanë idhnue,
Tu e l’shu udhën e Zotit
Turr vllaznohen me anmiq t’kombit!
E ç’po puthen gojë më gojë
Historinë e marrin lojë,
Gojë më gojë po qesin shkumë
Tu i harru vrasjet në Lumë.
Ta lamë Lumën plagë të vjetër
E të dalim n’bregun tjetër;
Anës detit në Tivar
Ku ndër gurë gjaku shkon zvarrë!
E din At kur qite flakë
Krejt çka i the Evropës Plakë,
E tash dalin do lecka t’kombit
M’e ba Shqipninë kurvë të motit!
Si e patën lidh për kuji
Me i shku Rusisë për huji,
E lanë t‘shkretën 50 vjet –
N’komunizëm pa tru t’vet!
E t’na e banë krejt trosha-troasha
Miladina, Dushan Mugosha…
Me na lanë nga brezi n’brez
Vllazën rusë, vllazën kinezë!
Tash do nipa të Enver Hoxhës
M’i kanë ra në qafë Kosovës,
Ditën trima e natën tinëz
Po ma prejnë t’zezën mas shpinës!
Harrojnë gjak e sakrificë
Kah pinë me serbë shlivovicë,
Me ata serbë q’i banë ashika
Që n’luftë ishin „jurishnika“!
At Gjergj Fishtë du me t’kallzue
Tash Evropa ka ndryshue,
Po i kap shqiptar’t për qafe
Mos me u lidh ma me Karpate!
Por kem trima që s’kanë frikë
Për Evropë as Amerikë,
Pas shumë luftave e çdo rrmeti
Me i çel udhë Serbisë kah deti!
Kush ma ban bre kundër Zotit
Atë Shqipni tash kurvë të motit,
Unë diftova pak me gishta –
Dil mallko o At Gjergj Fishta!