E diela poetike me shtatë poete e shtatë poezi; Fitore Haklaj
NË GURË U LINDA
—————————————–
Në gurë të thatë u linda
Më shumë lule pranë u rrita
Edhe atëher kur shiu nuk binte më
Më lot u ujita deri sa më zbardhi drita
U bëra lule e bukur më ngjyra
Aroma më vinte kur dikush kalonte pranë
Më shikonin por kurrë nuk më këputen
U rrita e madhe e bëra këtë shtat
Kur dielli më ngrohte shumë
E kërkova shiun së e desha një lumë
Nata ishte e fresket e pa mendime
U rrita kështu e lumtur në shtëpin time
Sa shumë lule i takova nëpër ata gurë
Disa t’lodhura shumë e disa ishin bërë urë
Atyre që aroma nuk ju vinte më kurrë
Dikush i shkeli më këmbë e i la nën dhe
Sa lotin më ra kur ju pash të munduara
Ma këputen shpirtin ato të po sa lindura
Nuk është e lehtë në gurë për të jetuar
Lule ose je më fat ose je e mallkuar
E nëmur je kur takon një demon
E bekur po, kur takon atë që të don
Mbi re të dërgon me veten e tij
Lule më shumë fat të thërras unë ty.
10.07.20
F.H.