Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në Prizren

       Azem Baraliu udhëheqës i zyrës operative  në Stacionin e  Trafikut në  Prizren për Rtv ‘’Besa’’ ka konfirmuar   se  sot, në  rrugën Zhur- Prizren  rreth orës 7 e 15 minuta, ka ndodhur në aksident me fatalitet, ku për fat të  keq   një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në  mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës nga  komuna e  Dragashit. “Aksidenti ka  ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil edhe si pasojë ka vdekur  një person, dy të lënduarit, janë dërguar  në Prizren   por  për shkak te lëndimeve të rënda ata  janë transferuar në QKUK  në Prishtinë, ka njoftuar  nga  policia  Azem Baraliu.