Çaste poetike me poeten; Argjira (Ari) Ukimeri
PA TY
—————————
Unë pa ty jam çdo herë e humbur
Sa herë largohesh nga mendja ime
Mua asgjë nuk më bën të lumtur
Përveç jetës plotë pikëllime
Të mendoi çdo ditë e natë
Nuk më thotë mendja që të mallkoi
Edhe atëherë kur është shtrëngatë
Kur jam me ty çdo gjë harroi
Mos vono në pritjet e mia
Të pres unë me padurim
Kur çdo herë troket mërzia
Ti je ndjenja e shpirtit tim
Ty të kam unë rreze dielli
Që ngrohë çdo herë qenien time
Sikur kaltërsia e këtij qielli
Ndriçon çdo herë zemrën time
Yjet neve na bëjnë dritë
Në ujdhesën tonë të dashurisë
Edhe hëna po shndritë
Përmes udhëve të dashurisë
Argjira (Ari) Ukimeri Prizren, Korrik 2022