871 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Edhe 871 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në vend.Në 24 orët e fundit janë testuar 2376 persona, ku më shumë se 1/3 e tyre kanë rezultuar pozitivë apo 36.65%.Nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19 gjatë ditës së djeshme, derisa janë shëruar 341 persona. 253 persona janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit, derisa numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 3263.