U bë rihapja e monumentit të NATO-së nga kryetari Totaj dhe KFOR-i
Sot, kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar edhe nga drejtorët ekzekutiv dhe zëdhënësja Hoxha, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të Monumentit të NATO-s në Lagjen “Bazhdarhane”.Ku me këtë rast në mënyrë solemne u bë edhe rihapja e këtij monumenti pas renovimit Me këtë rast komandanti i Brigadës së Perëndimit kolonel Marko Javarone, me këtë rast ai tregoi se pas kërkesë së Kryetarit të komunës për një renovim ne e kemi bërë këtë renovim dhe kështu po vazhdojmë bashkëpunimin tonë tani e 23 vite radhazi me komunën e Prizrenit. Kurse falënderim të veçante i bëri edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj duke theksuar s e tashmë kjo rihapje pas renovimit është edhe një mesazh se ne do të kemi bashkëpunim me KFOR-in siq e kemi pas tash e 23 vite radhazi. tha Totaj. Po kështu me këtë rast ka falënderuar edhe komandanti i forcave amerikane Bozijevic. Ky monument është ndërtuar në Prizren dhe atëbotë ishte kërkesë e ish kuvendarit tashmë të ndjerë Masar Shala