Rizvanolli sot intervistohet nga Komisioni Hetimor për energjinë

                      Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.Në rend dite është intervistimi i ministres së Ekonomisë së Republikës së Kosovës ,znj. Artane Rizvanolli dhe diskutimi dhe votimi eventual i emrave të ekspertëve.Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.Deri tash ky komision ka mbajtur disa mbledhje.Mbledhja fillon në ora 10:00.