Sveçla shkarkon bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Lushtaku: Qeveri anti-UÇK, duket që ka ardhë koha e proserbëve

                             Kryetari i Degës së PDK’së në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e shkarkoi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, Fadil Kodrën, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit.Ai e ka quajtur këtë veprim të turpshëm e skandaloz, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Lushtaku e ka quajtur Qeverinë Kurti si “qeveri e turpit”, dulke shtuar se “ka shumë antipati ndaj UÇK’së”.“Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit.Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i tij i plotë:

I turpshëm e skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, Gjenerali Fadil Kodra.Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit.Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës.

Turpi ju mbuloftë!