Ish luftëtarët e lirisë evokojnë pjesë të betejës së 16 korrikut të vitit 1998
Zafir Berisha ish komandant i Zonës së Vërinit sot, me rastin e Betejës së 16 korrikut, evokoi kujtimet e tija ai tha Atë ditë isha me Remzi Ademaj -Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit në Jeshkovë duke u konsultua për disa aktivitetet luftarake. Duke biseduar, filluan të dëgjohen krismat e mitralozit…Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pakë para mesditës. Krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë Rajonin Vërrinit që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të Shtabit krismat e luftimeve u përhapen edhe në Kulla të Hoqës për të vazhduar edhe te Laku Billushës, Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në ‘’Tusuz,{{ ndërsa unë për te Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit.Kurse një pjesë të evokime për këtë datë ndau edhe ish komandanti i UÇK-së Xhemshit Krasnai, i cili kujtoi edhe disa pjesë të fillimit të asaj beteje. .Edhe Dardan Berisha evokoi këtë datë që lidhet më babain e tij tashmë hero i Kosovës.Kjo ishte beteja e lavdishme që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e lavdisë kombëtare .