E diela poetike me 7 poezi e 7 poet-Skender Berisha
THJESHTË
——————–
Ne të thjeshtit
Të pafjalët
Në thjeshtin tonë
Bëmë thjeshtë përpara
Ne të thjeshtit
Nuk dëgjuam kopalla
Ne thjeshtë shkuam përpara
Ne dëgjuam gjithçka që u tha
Mbarë e mbrapsht u tha
As për lavd nuk menduam
Sikur disa
Ku nuk kishte va
Çelëm va
Lum për ne
Mjer për ata
Për ata
Që gromësijnë
Va e pa va
16 korrik 2020