Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

                 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë këtyre pesë ditëve.IHMK përmes një komunikate për media shton se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.Ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të vijoj edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë. Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetë, me tendencë të rritjes. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.”“Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.”