Çaste poetike me poeten;Brixhilda Dede
FALË TEJE
————————
Më mungon ajo copëz miqësie.
Një trokitje zogu në xham.
Më mungon shiu i ëmbël,
Bora, qoftë dhe acar.
Më mungon dora e nënës.
E diela në një livadh.
Komunikimi mes rrethit familjar.
Fëmijët dëgjohen, prej cilit vend kemi ardhë?!
Bëj të ngre kokë nga vetmia,
Padrejtësia, tradhëtitë,
Fati i keq të përplas tek kundërshtari e dhimbjes që të pushton ç’ do ditë.
Nata vjen me një qiell të masturbuar,
vjen mes yjesh të fikët.
Errësirës fluturuar fantazma. VIP=a të frikshëm.
Absurde, mizore e zbrazët, përdhunuar jeta shfaqet.
Mrekullitë vonojnë,..
Me ty, në destinacion mbërijnë.
Për sa kohë më shtrëngon dorën, jep kurajo fal dashuri.
Ndier më e fortë, më e arsyeshme, më kurajoze,
Me e suksesshme, më besnike.
Ashtu, afsh vullkan, ..buzët shkrirë mbi ty fisnikëri.
Djegur diaj, ferre, shkrumbuar, bërë hi.
Buzëqeshur si fëmijë, falë teje,
Gjithëçka përreth rilind, Përsëri.
PËRSËRI, PËRSËRI.
BRIXHILDA DEDE 2022