Oborret e disa shkollave në Prizren do të përdoren si parkingje pa pagesë për automjetet e bashkëatdhetarëve
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka marr vendim që të lejohet shfrytëzimi i oborreve të shkollave: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” të Komunës së Prizrenit, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.
2. Lejimi i hyrjes dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave të cekura në pikën 1 të këtij vendimi do të jetë nga data 13.07.2022 deri më 20.08.2022.
3. Obligohen drejtorët e shkollave që të lejojnë dhe krijojnë kushte për lejimin e hyrjes dhe shfrytëzim.