Katër persona përfshihen në një rrahje në Suharekë
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë.Ata janë rrahur mes vete në komunikacion.Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion policor, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit, të katërtit janë ndaluar. Të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim trupor’.