Një i vdekur dhe 1 mijë e 390 raste me koronavirus sot në Kosovë
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/04/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-12-780x439-1.jpg)
Numër i lartë i rasteve me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë, derisa është raportuar edhe për një të vdekur.Ministria e Shëndetësisë njofton për 1390 të infektuar në 24 orët e fundit.Dje janë shëruar 871 persona, ndërkaq janë dhënë 218 doza të vaksinës anti-Covid. Aktualisht, numri i rasteve aktive ka shkuar në 9.230.