Velipoja plot me turistë, çmimet dhe shërbimi bëjnë dallimin
Për shkodranët dhe jo vetëm, Velipoja edhe këtë vit do te jetë destinacioni i tyre turistik, i cili pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk ka pasur abuzime në çmimet e paketave turistike.“Vërej që këtu njerëz ka dhe për çmimet nuk shoh ndonjë ndryshim shumë të madh në krahasim me vitet e shkuara. Nuk ndihet fare në krahasim me jugun e vendit, këtu janë standarde”, shprehen pushuesit.Për operatorët turistik ky sezon turistik duket i mbarë dhe janë tejet optimist sa i takon rezervimeve.Çmimet në raport me vendet e tjera turistike bregdetare janë më të ulëta.“Hotelet janë të rezervuara deri në fund të muajit gusht. Ka për të pasur kapacitet më të kënaqshëm se vitet e tjera”, thotë Lekë Marku, operator turistik.Aktualisht mbi 80% e hoteleve dhe njësive akomoduese janë të prenotuara ndërsa edhe në muajin gusht ka nisur një fluks i shtuar pronotimeve.