E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve: Bruna Gjoni Pervathi
Na
——————————-
Ti je i qepun n’mue me pej t’lyem n’ngjyrë të gjakut.
M’i ke arnue plagët e marrë dimnave.
E unë nuk t’la me m’ikë…
T’kam rrethue me zjarr zemre.
Me degë t’kumbullës së lulëzueme t’baj dritë..
Unë jam e qepun n’ty me pe t’hollë mëndafshi,
me ta mbajtë t’butë lëkurën tande prej burri.
E ti nuk m’len me ikë.
M’ke rrethue në bebe t’synit.
Me ma ba edhe ma t’bukur dashninë.
Na jemi qepë n’trup t’njeni-tjetrit me pej t’padukshëm.
E gjylpanën e kena hupë…