Rrahje mes gjashtë personave në një pishinë në Suharekë
Gjashtë persona janë rrahur mes vete në një pishinë në Suharekë. “Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.