Çaste poetike me poeten:Nasia Xhemalaj
NJË DITË KORRIKU ME STUHI.
——————————————————–
Fundi i korrikut, djeg si zjarr,
seç pati sot, u nxi krejt,
të hirta retë, të zeza plumb,
i shkundi mbi qytet.
Pulëbardhat klithën zemëruar,
pushuesit vrapuan nëpër strehë,
mbështetur bastunit një i moshuar,
mallkonte stuhinë me erë.
Një degë peme nga era këputur,
në rrugë kish ndaluar qarkullim
ca shanin erën, ca perëndinë,
peshkatarët bregut nxitonin të dilnin.
Mbi rërën e lagur, në buzë të detit,
me pathos puthej një çift i ri,
në gjoks i pritën të gjitha retë,
dhe s’ndjenë se fryu erë me shi.