Një 33 vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës.
Ajo është hedhur në lum te Ura e Fshejt në Gjakovë.Siç raporton Sinjali, 33 vjeçarja u hodh nga një breg në lartësi prej dy metrave në afërsi të urës sëFshajt në lumin Drin, por fatmirësisht është shpëtuar nga një peshkatar i cili ishte duke peshkuar në afërsi.Motivi i 33-vjeçares, për t’i dhënë fund jetës së saj lidhet me dëshpërimin dhe pamundësinë për të pasur fëmijë edhe pse është e martuar që 9 vite. Fal ndërhyrjes me kohë të peshkatarit, 33-vjeçarja është shpëtuar pa lëndime të rënda dhe në gjendje stabile i është dorëzuar edhe Policisë për veprime të mëtutjeshme. Gazeta Sinjali ka komunikuar edhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës të cilët e kanë konfirmuar rastin. “Me datën 29.07.2022 rreth orës 17:55 është pranuar infromacion se viktima, femër e lindur në vitin 1989 është hedhur në lumin “Drini i Bardhë” me qëllim të vetevritej. Dëshmitari mashkull/kosovar e kishte nxjerr nga uji duke mos e lënë të dëmtoj vetën. Policia ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Tentim vetevrasje’”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.