E diela poetike me 7 poezi e 7 poet: Rudi Berisha

SA TË PANJERËZISHËM JANË DISA NJERËZ

———————————————————

Të fyejnë TY për fjalët e bukura që shkruan

Të urrejnë për dashurinë që ke për Shqipërinë

Të shajnë vetëm pse flet gjuhën e nënës shqipe

Të ‘’luftojnë’’ s’të duan të tjerët TY se je penë e art.

Të ligjë janë disa hije e bashkëfluturuese me korbat

Ata përditë rrinë na kafe dhe meren me jetën tënde

I futin hundët në jetën tuaj dhe fatkeqësisht private

Toka mban dhe ata që se meritojnë të shkelin tokën.

Të tillëve njerëz dhe qielli nuk ju duket fare i kaltër

Ata dhe qiellin duan ta shikojnë pis të zi si terri

Disa njerëz drita i pengon se djalli i ka verbuar sytë

Larg o sa me larg nga të tillët njerëz të qëndrojmë.

Kur Zoti TY njeri të ka zbardhur e ndriçuar rrugët

Nuk ka njeri kurrë në këtë tokë qe mund TY të lëndoj

Të panjerëzishmit do mbesin njerëz të dobët në udhë

TI njeri i vërtetë do jesh pishtar në kërim të dritës.

––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––

Dardani, 22 korrik 2022