E diela poetike me 7 poezi e 7 poete:Bukurie Buçpapaj 

HËNA

———————

Hëna zbriti në prehrin tim

sonte krehu flokët me krehër shprese,

një nga një çdo fije ledhatonte,

mos e humb bukurinë

moj lule menekshe, thoshte.

U mbështolla pas trupit të saj,

nga lart kundroja të fshehtat e natës

buzëqeshëm ashtu duke vëzhguar,

yjet me radhë u vunë pas hënës.

Bota flinte, por dremitnin njerëzia

gjinkallat këndonin një serenadë,

ca i kishte pushtuar flakë dashuria

herë të ngazëllyer, herë të vrazhdë.

Ky qiell i errësuar

bartte me vete të fshehtat e natës.

E unë diku aty hënēzova poezinë e radhës.

Autore

Bukurie Bucpapaj

30.7.2022.