E diela poetike me 7 poezi e 7 poete: Zylfije Gërvalla  

MË BRAKTISE PA THËNË ASNJË FJALË

—————————————————————

Herët më braktise o yll i bekuar,

ditën kur u njohëm ishim shumë të rinjë,

si një pëllumbeshë, më more në duar

Si dy engjuj të ëmbël, krijuam mbretërinë…

Numëronim dekadat, gjersa ato iknin fluturim,

Pleqëri e bekuar mbërriu pa përtesë

Nga lulet e bukura, në kopshtin e dashurisë.

Bashk zgjëruam familjen, u bë një fortesë!

Qielli u zhduk me yjet, atëherë kur më ike ti.

Në muajin Janar dimër errësirë

Ike për të fjetur pa thënë asnjë fjalë

Pa i thënë njëri tjetrit, fjalën lamtumirë.

Nuri i bukurisë si ngjyrë qelibari

Të shkëlqente fytyra herët çë n’agim,

Në shtërngim të syve ta lexova dhimbjen

Vure dorë në zemër, ike n’rrug pa kthim!

Erdhën djem e vajzat, sot nga diaspora,

Me nipër e mbesa,kopshtin zbukuruan

Nga lulet e tua, që mbolle dikur,

Mermerin e bardhë,tani ta freskuan!

Edhe sot e kujtoj, shkëlqimin e fytyrës,

Ty të pushoi e zemra,e imja u thye!

Në fund e kuptova,sa shumë humba nga jeta

Jetojmë në gënjeshtra, vdekja është e vërteta!

Zylfije Gërvalla

28 07 2022

Prishtinë