Fermerët e Mamushës po i eksportojnë domatet në të gjitha vendet e rajonit

                              Bujqësia vazhdon të mbetet një nga shtyllat themelore të zhvillimit ekonomik të vendit. Fermerët e Mamushës janë ata që po e dëshmojnë më së miri punën në këtë sektor. Domatet që kultivohen atje po eksportohen nëpër të gjitha shtete e rajonit, përfshirë edhe ato të BE-së. Sfidë për këta fermerë mbetet mungesa e punëtorëve.Fermeri Dalip Mazreku nga Mamusha ka të mbjellura dy hektarë me perime të mbjellura në serra, e ku gati 1 hektar e ka të mbjellura me domate. Mbjellja e fidaneve të domates në Mamushë bëhet më 15 mars, deri plasimi i domateve në treg bëhet më 15 qershor.“Në këto tri-katër vitet e fundit jemi duke e mbjellur diagramën. Është një produkt ekstrem i mirë, si për treg si për pemë“, ka theksuar për RTK-në, Mazreku.Rendiment të mirë ka gëzuar edhe Rexhep Kryeziu. Ai po ashtu ka të mbjellur 1 hektar me domate në serrë, teksa ka sqaruar se nga një fije përfiton deri në 8 kg domate.Që 40 vjet jam duke punuar me këtë punë, por sikur diagrami që është tash në këtë periudhë nuk ekziston domate më e mirë“, ka thënë Kryeziu.Besim Sahiti perimtar me profesion sqaron se për të arritur deri te një farë e duhur sipas kërkesave tregtare dhe rendimentit për një rajon duhet të bëhen teste dyveçare.“Ajo çfarë e dallon këtë hibrid, pra diagramin është lidhja e frutave nëpër kate të ndryshme, e cila është me një uniformitet shumë të madh, me një madhësi sipas kërkesave të tregut”, ka thënë agronomi Sahiti.Krahas shitjes në tregjet në Kosovë fermerët e Mamushës kanë lidhur marrëveshje edhe me një pikë grumbulluese. Shumica e domateve që mblidhen në këtë pikë grumbulluese po eksportohen po thuajse në të gjitha vendet e rajonit deri në Slloveni.“Eksporti është diku 60 pëqind, derisa për Kosovë kemi 40 pëqind të shitjes”, ka thënë Hamdi Mazreku nga kjo pikë grumbulluese.Rol vendimtar në eksportimin e domates po luan cilësia e saj. “Cilësia është tepër e mirë. Që sa vite e mbjellim domaten ne këtu por këtë kualitet nuk e ka pasur kurrë deri më tash”, ka shtuar ai.Prodhuesit në vendin tonë për shumë vite kishin probleme shitjen e produkteve në pikun e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve jashtë vendit. Por tani kur kanë filluar të gjenden tregjet, për  prodhimtarinë bujqësore ka nisur të shfaqet një tjetër problem, ai i mungesës së fuqisë punëtore./RTKLIVE/