Nga sot rinis falja e namazit nëpër xhamitë e Kosovës

0

Me rekomandim të myftiut Naim Tërnava, nga sot, ka nisur të falet namazi nëpër xhamitë e Kosovës.

Nisjen e faljes së namazeve e ka pohuar imami Husamedin Abazi.

Hoxha kosovar ka njoftuar se sot pritet të bëhet hapja e xhamive në Kosovë pasi ato ishin mbyllur për shkak të situatës me koronavirus.

Ai ka njoftuar se kjo është bërë me rekomandim të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, shkruan Reporteri.net.

“Me rekomandim të Myftiut te Kosoves, që nga sot i kthehemi normalitetit të faljës së namazeve ditore dhe te xhumase me xhemat në xhamitë tona”, ka lajmëruar Hoxhë Husamedin Abazi, imam në xhaminë “Hasan Beg” në Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *