Drejtori i KEK’ut: Po bëjmë përgatitje që gjatë dimrit të jemi të gatshëm për prodhim maksimal 
Drejtori i Koorporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka folur rreth situatës me rrymë në Kosovë. Ai tha se momentalisht në prodhim janë dy blloqe, ndërsa tregoi se sa është prodhimi total.“Për momentin janë dy blloqe, blloku A3 dhe A4 është në prodhim dhe Blloku B1 dhe B2 janë në prodhim, dhe prodhimi në total shkon deri në 760-770 MW/h. Ne kërkesat nuk i dimë, sepse kjo është detyrë e furnizuesit, ne e dimë sa prodhojmë dhe sa kemi kapacitet prodhues”, tha Krasniqi. “Blloku B-2 kaq pasur një avari vitin e kaluar dhe është dashur të bëhet një inspektim më i thellë dhe gjatë kësaj kohe kemi detektuar disa dëmtime të lopatave shtesë, të cilat është dashur t’i riparojmë, andaj edhe remonti ka ndodhur 5-6 ditë më shumë së sa që ka qenë e planifikuar”.Derisa foli për krizë energjetike, ai tha se KEK-u është duke bërë të gjitha përgatitjet për sezonin dimëror.“Kriza energjetike është në gjithë Evropën dhe ajo nuk do të kalojë aq shpejt. Ajo cka mund të them është se ne si KEK kemi bërë të gjitha përgatitjet që gjatë sezonit dimëror të jemi të gatshëm për prodhim maksimal aq sa na lejojnë kapacitet tona, mirëpo nuk mund të japim përgjigje për konsumin e përgjithshëm.”Ndërsa sa i përket asaj që “Kosova fle mbi thëngjill”, Krasniqi tha se thëngjilli nuk është lëndë e parë.“Thëngjilli që ne kemi është lëndë e parë, mirëpo megavatët nuk janë lëndë e parë, janë produkt final, e në produkt final i kemi këto kapacitete që i kemi dhe mund të iu them që blloqet e Kosovës A janë ndërtuar në vitet e 70-ta… Në mënyrë tash ne e paguajmë koston e mosinvestimit tash e 40 vjet.”, ka deklaruar ai në Frontal të T7. “Remontet janë pjesë e mirëmbajtjes së rregullt, nuk është investim i ri, nuk është zgjerim kapacitetesh, as nuk janë kapacitete të rregullta.” “Nevojat për importe janë minimale”, ka deklaruar Krasniqi.