E shtuna poetike me vargjet brilante te poetes :Nexha REÇICA
DETI NË SHTATOR
—————————————
Zbret madhërishëm
bashkë me shkumë të bardhë
flluskat e tij më lagin
kur unë i rri pranë.
E dua detin në çdo stinë
Asnjëherë si në shtator
jo vetëm se më përqafon
por më shuan dhe mall.
Pranë tij prehem
heshtja më bëhet fjalë
u zhvesha prej hirit të tij
duke dashuruar pa pra.
N.Reçica
Shtator 2022 Golem