Çaste poetike me poeten:Anila BREGU
KUR NËNA S ‘JETON
—————————————–
Ç’zemër ka qetësi, kur nëna s’jeton?
Loti pa marrë sytë në zemër pikon.
Pa të sajën dritë, ç’nur paska shtëpia?
Nëna more Zot, është vetë dashuria.
Pa të sajat duar, cung të mbetet shpirti,
Kur e ke munguar, engjëllin që të rriti,
Gjithë ç’të ndodhin jetës, kush t’i mban në zemër?
Menjëherë mbas Zotit është i dyti emër.
Pa prehrin e ngrohtë, ku t’i vendos kryet?
Që për këta lot zbriste edhe yjet.
Kush do m’i thotë fjalët të ëmbla sheqer,
Të më shërojë plagët që mbaj ndonjëherë?