Çaste poetike me poeten:Remzie REXHBOGAJ
ËNDRROJ
————————-
Ëndërroj çdo çast Erna
Përqafimin tënd
Të më kthehesh përsëri
E ta këputim këtë litar trishtimi
Dhe këtë dhembje shpirti
E këtë mall
Duke u shpërnguar fort
Në përqafim unë e Ti
Ashtu e heshtur
Në qiellin blu
Kthehu përsëri
E me rrezet e diellit
Me ngjyrat e ylberit
Me lulet e pranverës
Dhe me ndriçimin e Hënës
Të lutem fali freski nënës
Sytë më janë turbulluar
Nga perdja e lotit
Nga kjo e pa drejta jetë
E ti eja me tingullin e fyellit
Me këngën e bilbilit
Me zogjtë shtegtarë
Unë të pres
Çdo çast Erna me m`ardhë. Remzie Raci Rexhbogaj