E diela e 7 poezive dhe 7 poetëve:Gëzim Ajgeraj

ËNDRRA

——————————

Nëpër një gjumë të thellë

diku në një kullë në malësi

e mori ëndrra

ulur këmbëkryq aty në odë

e gjeti duke i kënduar atdheut

me afshin e idealit

për të nesërmet e bardha

ëndrra po zgjatej e po zgjatej

sa edhe vet kënga

e etjes

për lirinë e munguar

kur u zgjua nga gjumi

ëndrra kishte kishte ikur

këtu e tri dekada e gjysmë larg

Çuditërisht ato e zgjonin

gjithmonë

diku në atdhe

Zvicër, 2022