Nderohet ikona e Prizrenit Prof.Dr, Yll Zajmi

                    Mbrëmë vonë  ka ndërruar jetë ikona e qytetit të Prizrenit prof dr Yll Zajmi, ai u lindur në Krumë në vitin1934 ka studiuar Gjuhë  Letërsi Shqiptare, ka punuar në  Shkollën e Lartë  pedagogjike e më vonë edhe në Fakultetin e   Edukimit, në vitin 1975 ka mbrojtur  magjistraturën  kurse në vitin1984 ka mbrojtur titullin e doktorit të shkencës. Ai pos si profesor ishte edhe autor i shumë librave dhe  padyshim se ishte njëra nga ikonat e nderuara të  Prizrenit, Sot, Komuna e Prizrenit nën patronatin e  kryetarit  Shaqir Totaj, ka  organizuar në mbledhje komemorative  e ku më këtë rast  për jetën dhe veprën  profesorit folën shumë  të pranishëm, Ne emër të kryetarit Totaj   ka nderuar veprën e Prof  Zajmit drejtori i kulturës  Adem Morina,  duke   theksuar se profesor  Zajmi mbetet njëra nga  figurat e nderuara të këtij qyteti ka thënë ai

                Derisa  për jetën artistike të profesorit ka  folur Kadri Skeja  i cii evokoi disa  kujtime të tija  për punën e  Profesorit Yll Zajmi  në shoqërinë ‘’Agimi’’ e pastaj ndihmën që i ka dhënë ai kësaj  shoqërie  që nga  themelimi .Drejtoresha e  Bibliotekës Ndërkomunale  Sadete Sadikaj  tha se profesor Ylli ishte njëri nga bashkëpunëtorët  më   korrekt dhe ishte njëri ndër ata që na sugjeronte  për të  gjitha puën  që i bënë   ne si bibliotekë , i së fundi erdhe dhe na  dhe  shumë sqarime se si të  vazhdojmë Tni pas ndërrimit të lokacionit. Kurse  edhe  në sferën e aktrimit e rikujtoi njëri nga anëtarët e  klubit të Artistëve prizrenas Vëllaznim Bytyqi, duke  rikujtuar edhe  përgatitejen e parë artistike  të  Prizrenit në  vite e hershme   Kurse në emër të familjes  falënderuan reja Arta Zajmi e me dhembje e lot ndër  sy e rikujtoi vajza  Drenusha  Zajmi e cila ishte afër  gjatë gjithë jetës së  profesorit Yll Zajmi. Ajo  th –‘’Sot, një pjesë e trupit dhe mendjes time shkojë  bashkë me babin. Ai ishte  jo vetëm i yni, por ishte i të  gjithëve ,sepse diti   të veprojë me kohë e ashtu siç  ishte më së miri’’

                  Profesori, sot u varros  me nderime të larta në varrezat e qytetit në Prizren, por ai Prizrenit do ti mungojë vetëm fizikisht sepse vepra dhe jeta e to do të jetojnë gjatë në këtë qytet, Kosovë e gjitha trojet  shqiptare./Rtv’’Besa’’/