Anulohet testi i arritshmërisë
Ministria e Arsimit ka marrë vendim për anulimin e testit të arritshmërisë për vitin shkollor 2019-2020.
Situata me COVID-19 në vend dhe ruajtja e shëndetit të të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, është arsyeja e anulimit të këtij testi.
“Marrë parasysh gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar vendi ynë si pasojë e pandemisë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve, personelit të institucioneve arsimore dhe të gjithë qytetarëve u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në njofitm. /Insajderi.com/