Çaste poetike me poeten:Mimoza Bici
Monolog në ecje
—————————-
Çfarë ke zemra ime
Sot
e kotë të vuash
Rrjedh jeta kaq shpejtësi
asgjë për të ndaluar…
Mban mend kur linde
Ti qaje
rreth teje lumturohej shumë
ishe bekim
Tani
askush s’ka kohë për ty
çdo dashuri
lind…humbet pa shpjegim
S’ka më kohë për t’u menduar
zemra ime
bëj sikur qesh e lumturuar
Mbyll sytë s’ka ndodhur asgjë…
Asgjëëë?!
Dikush troket në mesenxher
Është ai
Po po ai…
Shumëkëmbëshi pasiv
qiraxhiu anonim
një e nga një
kush është i gëzuar
buzëqeshjet t’u shuaj…
Çfarë ke zemra ime
pranë më ke mua
E vetmja dashuri ndriçuar
kësaj bote të mallkuar….