Memli Krasniqi: Dialogu duhet të bëhet për njohje dhe ulëse në OKB e jo për çështje teknike siç po ndodh  

                                      Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të afatizohet dhe diskutimet duhet të fokusohen për marrëveshjen finale me njohje të ndërsjelltë e jo në tema teknike siç po ndodhë aktualisht.Duke folur për mos shkuarjen e tij në takimin që e ftoi së fubdmi kryeministri Albin Kirti, lideri i opozitës kosovare tha se në takim te Kurti nuk ka shkuar sepse ishte i kotë, pa substancë, ftesë e pasinqertë dhe për shou medial.“Ato që kishte për t’i thënë në takim, i kemi ditur, takimi vinte pas dakordësimit për dokumente dhe pas kritikës për dialog me opozitën. Diskutimi për çështje teknike nuk është temë, por njohja reciproke, marrëveshja finale dhe ndërprerjen e konfliktit të ngrirë, na duhet marrëveshje finale për anëtarësim në OKB dhe organizatat ndërkombëtare”, tha Krasniqi në RTK.Sipas tij, të gjitha kauzat e Kurtit kanë qenë kauza të lidhura për dialogun, por progres nuk ka.“Po flasim për çështjet teknike, jo për njohje. Ne jemi për reciprocitet tregtar, Kurti është tërhequr nga reciprociteti. Eksportet e Serbisë janë më të mëdhatë në historinë e Kosovës, ka theksuar Krasniqi.