Homazhe me rastin e Ditës së dëshmorëve në Landovicë dhe porosia nga atje nderoni sakrificën e për liri të Dëshmorëve
Sot, me 15 shtator shënohet, Dita e Dëshmorëve të komunës së Prizrenit. Komuna e Prizrenit me 15 shtator të vitit 1999 bëri rivarrosjen e të gjithë dëshmorëve të komunës së Prizrenit në Landovicë , Ku më vonë me vendim të Asamblesë komunale të Prizrenit u vendos dhe u votua që kjo datë të festohet si dita e Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit .Sot, me rastin e kësaj date të rëndësishme shoqate dala nga lufta, Komuna e Prizrenit familje dëshmorësh dhe qytetarë nderuan këtë datë me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi , sot tha se jemi këtu në nderim të këtyre dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë që po e gëzojmë ne.
Isa Berisha. Sekretar i OVL në Prizren, në emër të shoqatave të dala nga lufta edhe njëherë rikujtoi se gjaku i dëshmorëve është vete liria e këtij toke di dhe vazhdoi
Kryesuesja e kuvendit Antigona Berisha Krasniqi uroi këtë ditë të dëshmorëve për Prizreni duke theksuar se kjo datë ka simbolikën e vetë që ne duhet ta nderojmë.
Me shumë emocione për komandant Hysen Rexhepin rikujton këtë datë nëna e këtij komandanti, duke evokuar edhe kujtimet e shkuarjes dhe rënies për liri të birit në betejën e lavdishme të UÇK-së në Jeshkovë, ku Hyseni ra për të mos vdekur kurrë.
N ë datën e sotme në homazhe për fat të keq munguan pjesëtarët e uniformuar të FSK gjegjësisht Ushtrisë së Kosovës dhe uniformat blu të Policisë së Kosovës, Kjo u ra në sy edhe familjarëve dhe të pjesëmarrësve në këto homazhe. Nderi për dëshmorët dhe data e caktuar për të gjithë Dëshmorët e komunës së Prizreni 15 shtatori u tha se është data më sublime për të gjithë ne.