Çaste poetike me poeten:Sofia Doko ARAPAJ
Çelur lastarë
————————
Eh… moj bajame, u thave dhe ti
degët e thara ngulur në gji,
vështrimin mbrapa
mos kujtohen për ty.
Eh, moj bajame u thave dhe ti…
Oh, jo moj bajame,
nuk qenke e tharë,
pa shih k’ tu në trung
çelur dy lastarë….