PËR LIGJIN E PAGAVE-Shkruan: Qemal MEHMETI ,ing.
Në propozim ligjin për paga më ra në sy koeficienti për policin dhe për pjesëtarin e FSK. Mendoj se aty duhet bërë përmirësim .Dhe ndoshta edhe në ndonjë koeficient tjetër, që me siguri do të derivojë nga diskutimi tre javor publik. Por, po ashtu mendoj se në krahasim me propozim ligjin e mëparshëm është shumë më i mirë dhe më racional. Punët dhe pagat nuk maten vetëm me kohëzgjatjen e procesit të punës, por parasysh duhet të mirren edhe shumë faktorë dhe mbi këto të ndërtohen parime. Ndër faktorët kryesor që duhet të merren parasysh, janë ndërlikueshmëria, niveli i shkollimit, shkathtësitë e nevojshme, rëndësia apo efektet dobidhënëse i asaj pune dhe të tjera të cilët ekspertët e fushës i dijnë më mirë se unë. Mendoj se ky ligj pas plotësimeve dhe korrigjimeve të nevojshme duhet të aprovohet dhe të behët i plotfuqishëm nga 1 Janari i vitit 2023 dhe asnjë ditë më vonë. Shmangja nga fillimzbatimi nga 1 Janari i vitit 2023 është blerje e panevojshme kohe ose thënë shqip – Mashtrim. Gjykata kushtetuese, nëse eventualisht dikush e dërgon ligjin atje, jo të kërkojë pezullimin e tërë ligjit, por vetëm të kërkojë korrigjimin retroaktiv të atyre koeficienteve që mendon se duhet të korrigjohen. Pakënaqësitë eventuale të adresohen në kuvend deri në mars të vitit 2023 përmes amendamenteve Nuk bënë që për shkak të një apo disa lakrave të përbaltura ( përlyera) të hidhet krejt koshi. Ato duhet të pastrohen dhe të kthehen në kosh! Po ashtu , gjatë debateve dhe diskutimit publik, të mos shikohet se sa kush ka punuar ( keqpunuar) dhe ka kontribuuar( keqpërdorë) , por të vlerësohet puna që secili duhet ta bëj dhe të paguhet meritueshëm për atë që punon. Mospuna dhe keqpuna trajtohen me ligje disciplinore e jo me ligjin e pagave. Ai që nuk do të punojë , të ndëshkohet! E për pensionet, është ligji tjerër i cili poashtu duhet në mënyrë urgjente të bihet dhe atë më së voni deri në fund të Shkurtit 2023 me fillim zbatim nga 1 Prilli 2023. /qendrapress.com/