E shtuna poetike me poeten:Taena MATA
Dëshirë e pashuar
——————————–
Shelgu i blertë pikon lot
Ashtu edhe zemra ime
Pikon lot për Shqipërinë
Që mbeti e vogël thërrime.
Kur do bëhet Shqipëria
Etnike si tek kjo hartë
Brenda t’i ketë të gjitha
Viset shqipe nga gjith’ krahët.
Bukuritë e Kosovës
Sanxhakut e Malësisë
Tokën e lashtë të Iliriadës
Gjithë viset e Çamërisë.
Nuk harroj Bujanovcin,
As Medvegjë e as Preshevë,
Trima e më të vuajturit
Janë shqiptarët në kët’ trevë.
A do të mund sa t’i shoh
Gjithë trojet shqiptare
Të bashkuara krejt në një
Në
SHQIPERINE NATYRALE.
Kjo ditë s’do të jetë e largët
Dëshirë-zjarri e çdo shqiptari
Amanet që s’vdes i të parëve
E drejta jonë – fryma që marrim. ——————————————————–