E shtuna poetike me poeten:Albina TREBICKA
TRENI I JETES…
————————–
Trishtimet e ditës, në ëndrra i kthen nata
Grimcat e takimeve, nëpër gënjeshtra të bardha
Çastet e bashkimit bëhen dëshira me flatra
Me trenin e moshës bëhen hapat e ngadalta
Gjithë heshtja e shpirtit, dergjet nëpër natë
Ëndrrat kryeneçe drobiten nëpër rënkime
Pëshpëritjet e mëngjesit …tek gjethet e rëna
Flokët e vjeshtës marrin të tjera ngjyrime
Treni i jetës në ecje… le shumë pendime
Dhe merr me vete pengje, arritje, kujtime…
A.TREBICKA