E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve?Anila TOTO 

Jam e trishtë

———————————

Jam e trishtë.

Shikoj fuqitë po më lënë,

kohët më zhgënjejnë,

ndihem mjelmë.

Jam e urtë, e brishtë,

jam e trishtë.

Si uji i një liqeni të heshtur

jam e trishtë.

E trishtë si akuj të bardhë,

që s’thyhen e s’shkrijnë

si një mal i madh e i lashtë.

Gjëmon pikëllimi im:

Jam e trishtë!

Pikëllimi im

bëhet erë

pushton fusha e male

kap dritën e diellit,

bëhet aromë floku e brishtë

bëhet natë e bëhet ditë,

shpirt që s’ndalet .

Yll i zbehtë i qiellit

që fal pakëz dritë.

Jam e trishtë.

Jam e trishtë.

Jam e brishtë.