Kurti foli për luftë në mediumin kroat, Lushtaku: Mos luaj me ndjenjat e popullit 
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që “të mos luajë me ndjenjat e popullit”, pasi ky i fundit edhe një herë përmendi mundësinë për luftë në Kosovë, gjatë një interviste për mediumin kroat, “Vecernji list”.
Lushtaku ka thënë se kjo qasje e Kryeminstrit ngjason me epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar që përhapnin frikë dhe panik dhe që, sipas tij, kjo po bëhet për ta hequr vëmendjen nga dështimi në qeverisje e kriza ekonomike, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës.”
Deputeti i PDK’së konsideron se prezenca e SHBA’së dhe NATO’s në Kosovë eliminon çdo mundësi për luftë. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti, përsëri gjatë një interviste të dhënë për gazetën kroate “Vecernji list”, paska përmendur mundësinë që në Kosovë të ketë luftë.
Kryeministri nuk duhet të luaj me ndjenjat e popullit sepse prezenca e SHBA-së dhe partnerëve tjerë të NATO-s në vendin tonë, eliminon çdo mundësi reale për luftë.
Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës.