Çaste poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ
BAJAME NGA KONISPOLI.
———————————–
Ç’prisje mbrëmë në dritare,
ç’molloisje ti me hënën,
ballë feksura si drita,
leshverdha e argjendta?!.
Gjoksi çelur si zambaku,
derdhur pragut të dritares,
ç’u çudit dhe vetë hëna,
lule çelura bajame.
Lule e bardhë lule me erë,
në parmak si flutur e bardhë,
ah ky nur që të ka rënë,
pret bandillë të të marrë.