Totaj me biçikletë nëpër rrugët e Prizrenit
Në ditët e fundit të verës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, po endet me bicikletë nëpër qytet. Sot pas orës 4 të pasdites, Totaj është parë në një nga rrugët në qendër të Prizrenit teksa udhëtonte me biçikletën e tij. Gjatë kësaj vere, Totaj e publikoi një fotografi në Facebook, teksa ngiste bicikletën dhe inkurajonte edhe bashkëqytetarët të vepronin njëjtë. “Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ ???? , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave ????tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj në korrik. “Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin ?”.