E shtuna poetike me poeten;Ganimete Jakupi DEMIRI 

N’MES STUHIVE

————————————–

N’mes stuhive do të gjesh forcën,

T’i kalosh edhe ditët plot zhgënjim,

Shpresat kurrë mos i humbë,

Se çdo gjë ka një mbarim.

N’mes stuhive të keshë vetëbesim,

Se ke për të arritur çdo synim,

Kalojnë shpejt edhe ditët e errëta,

Mos u dorëzo kurrë nga jeta.

N’mes stuhive tregohu e sinqertë,

Trimëreshë e çdo beteje,

Se bota i takon atyre që kanë guxim e sinqeritet,

Dhe çdo gjë me kohë bie në vend të vetë.

N’mes stuhive mos iu përkul askujt,

Se njerëzit përfitojnë nga situata,

Në fund të shkelin si një cigare,

Të llogarisin si një femër e dobët e si një skllave.

Ganimete Jakupi, Zvicër.