E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;Zylfije GËRVALLA
KU MBETI SHAMIBARDHA?
—————————————————-
Më quani si të doni, po unë nuk jam e pa fe,
Më parë e çmoj Kombin dhe në të bëjë be.
Stërgjyshja dhe gjyshja ishin nën shami,
Por jo, si kjo mbulesë, e veshur në të zi!
Edhe nënat tona kanë besuar në Zot,
Janë përkulur n’sexhde, në namaz kanë hy,
Para zotit të madh janë lutur gjithmonë zemërplotë,
Jan falur në shtëpi e jo në xhami.
Nga erdhi kjo fe të gjithë e kuptojmë,
Arabqe po flitet arabisht mësojnë,
Veshur në të zeza, si sorrat ngjasojnë
Më besoni se shumë ua kam frigën, pranë kur më kalojnë.
Nuk është fe e jona, e dinë edhe ato,
Ferexhetë e zeza kaherë i kemi hudhur.
Dhe burrat e zi, pantallonat deri në gjunjë.
Kjo fe u shndërrua, në skëterrë me pluhur!
Dikush përfitonë nga kjo dukuri,
E kënaqëm armikun atje në Rusi.
Kjo pamje e trishtë e mbuloi atdheun,
Nuk guxojmë rastësisht ta çmojmë Skënderbeun!
Sa shumë e dhanë jetën, për të shtrenjtën liri,
I dogji e i masakroi e poshtra serbi.
E mbërthyet lirinë nën veshje të zezë,
Na kthyet prapa me vite, ju o ugurzezë!
Vër Shamin e bardhë, ashtu si nënë Ajshe,
Falu dhe 5 vakte agjëro po dehte,
Hiq mbulesë të zezë, korbën arabiane,
Veje një shami të bardhë, moj vashë Dardane..
Zylfie Gërvalla
24 09 2022
Prishtinë