Vetëm për ty !

——————————————–

Ditët janë krijuar

për të të thënë

se liria e shkruar në papiruse zhubroset,

nëse bie në duar të pabesësh.

Çdo ngjarje ndodh, që ti të ndihesh

Shirat bien,

për të hetuar kodet e tyre të komunikimit me qiellin,

që në momentin, që shkëmbyem vështrimet.

Gëzimi ynë u bë zemër dhe hëna një varkë

që përgatitet të udhëtojë, nëpër ishuj koralore!

Ne, nuk na intereson asgjë që ka ndodhur larg nesh

por mbesim robër të shikimit të parë

Kishim lindur për njeri tjetrin

dhe kodet gjenetike i kishim njësoj.

Na mungonte rrjedhshmëria e fjalëve

dhe ishim kaq te pafajshëm ndaj dritës,

por këto mungesa,

ishin kaq prozaike, para dashurisë sonë.

Edhe yjet, janë vëllezër prej zjarresh

por vuajnë nga mungesa e thjeshtësisë,

ndaj janë kaq të pamëshirshëm me njeri tjetrin.

Ne e dimë se tashmë, ka ardhur koha që të puthemi dhe të çudisim vetveten

Ata që s’dinë t’iu dorëzohen zjarreve,

dëbohen nga orbita.

Pulset e njëjta të viteve plot ëndrra

i djegin kundërshtitë !

Meri Bo

/www.qendrapress.com/